Nisma Socialdemokrate në Podujevë kishte kërkuar rinumërim të votave, PZAP refuzon kërkesën

Nisma Socialdemokrate në Podujevë kishte kërkuar rinumërim të votave, PZAP refuzon kërkesën

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka refuzuar kërkesën e Degës së Nismës Socialdemokrate për rinumërimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Podujeves, përcjell Insajderi.com.

Përmes vendimit, PZAP ka treguar se pretendimet e këtij subjekti politik janë të pabazuara pasi që nuk ka bashkëngjitur asnjë provë që për të dëshmuar se pse e kërkon rinumërimin e votave.

“Refuzohet i pabazuar apeli Anr.723/2021 i datës 29.10.2021, i apraqitur nga subjekti politik NISMA Socialdemokrate, dega në Poduyjevë, kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me numër Protokoli 2858/2021, të datës 18.10.2021, me të cilën ka kërkuar rinumërimin e votave në të gjitha Qendrat e Votimit në Komunën e Podujevës”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Ndryshe, më 29 tetor, Nisma kishte kërkuar rinumërim të votave në të gjitha Qendrat e Votimit pasi që pretendonte se kanë dyshime të mëdha se votat për kandidat për kryetar në Komunën e Podujevës janë keqpërdorur nga komisionerët “pothuaj në të gjitha vendvotimet”.

Nisma Socialdemokrate kishte kandiduar për kryetar të Komunës së Podujevës me Xhemajl Hasanin./Insajderi.com