OBSH miraton vaksinën indiane anti-COVID’19

OBSH miraton vaksinën indiane anti-COVID’19

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka miratuar të mërkurën përdorimin urgjent të vaksinës indiane kundër COVID’19, transmeton Insajderi.com.

Përmes postimit në Twitter, OBSH ka njoftuar se vaksina e cila është prodhuar nga “Bharat Biotech”, është vaksina e shtatë anti-COVID’19.

“Grupi Këshillimor Teknik ka përcaktuar se vaksina Covaxin plotëson standardet e OBSH-së për mbrojtjen kundër COVID-19, se përfitimet e vaksinës janë shumë më të mëdha se rreziqet dhe se vaksina mund të përdoret”, thuhet në postimin e OBSH-së.

Sipas ekspertëve, rekomandohet që vaksina të përdoret në dy doza me një distancë kohore prej katër javësh, në të gjitha grupmoshat  mbi 18-vjeçare.

Vaksinat tjera që janë miratuar nga OBSH kundër Coronavirusit janë: Pfizer/BioNTech, Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe kineze Sinovac Biotech dhe Sinopharm./Insajderi.com