Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Ishte viktimë e krimit politik

Kurti bën homazhe te varri i Astrit Deharit: Ishte viktimë e krimit politik

“Astrit Dehari u mbyt në burg dhe ishte viktimë e krimit politik”

Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të premten derisa ka bërë homazhe te varri i Deharit, në 5-vjetorin e vdekjes së tij.

Në homazhet te varri i Deharit të pranishëm ishin edhe kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kurti ka thënë se me dhembje e mall e përkujtojnë Deharin, duke shtuar se ende nuk është gjetur drejtësi.

“Pesë vjet pa Astritin janë edhe pesë vjet pa drejtësi. U mbyt në burgun e Prizrenit më 5 nëntor 2016 dhe sot e kësaj dite ne nuk mund të jemi të qetë derisa nuk ka drejtësi për Astritin dhe përgjegjësit nuk janë gjykuar e dënuar dhe përderisa nuk është zbardhur në plotëni e vërteta për të”, është shprehur shefi i qeverisë, njëherësh kryetar i LVV-së, parti së cilës i përkiste edhe i ndjeri Dehari.

“E kemi pasur shok të ngushtë, ka qenë shembull për të gjithë me aktivitetin, dashamirësinë dhe organizimin që ka bërë. Ne ja kemi borxh edhe Astritit edhe qytetarëve drejtësinë për të”.

Më tej, ka premtuar reforma në sistemin e drejtësisë, apsi siç ka thënë, në këtë mënyrë do të zbardhen vrasjet e kohës së luftës së fundit, dhe ato të krimit të organizuar, korrupsionit e krimit politik.

Ndërkaq, babai i Astrit Deharit, dhe njëherit deputet i LVV-së, Avni Dehari, u ka bërë thirrje institucioneve që të mos i zvarrisin rastet dhe të gjejnë drejtësi për këtë rast dhe për raste të tjera.

Astrit Dehari ishte gjetur i vdekur në Qendrën e Paraburgimit në Prizren më 5 nëntor 2016./Insajderi.com

Zyrtarët shtetërorë bëjnë homazhe te varri i Astrit Deharit