Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radio Televizionit të Kosovës ka vedosur që më datë 11 dhe 12 nëntor të bëhet intervisitim i kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së, transmeton Insajderi.com.
Të enjten e 11 nëntorit, intervistimi do të fillojë nga ora 09:00 deri në orën 16:00, nëse nuk ka seancë të Kuvendi, por në rast se ka seancë plenare atëherë intervisitim do të fillojë të premten.
Fillimisht kryetari i këtij Komisioni, Armend Zemaj, ka rekomanduar shqyrtimin e disa ankesave që kishin të bënin me mungesën e disa prej dokumenteve nga kandidatët, raporton EO.
Njëri nga kandidatët, Fatmir Salihu, ishte përjashtuar nga lista për shkak se ka familjarë të punësuar në RTK, por i njëjti ka thënë se interpretimi i këtij Komisioni është gabim.
Pas diskutimeve u vendos që Fatmir Salihu të ftohet në intervistë dhe të shihet pastaj situata tutje.
Besnik Aliu – kandidat tjetër poashtu ka paraqitur ankesë, pasi pozita e tij në QKMF i’a lejon një gjë të tillë.
Diskutime të shumta ndërmjet deputetëve prezentë ka pasur në të shumtën e rasteve lidhur me interpretimet ligjore për çka me kërkesë të nënkryetares Saranda Bogujevci u vendos që të ftohet një interpretues ligjor për faktin që të mos kenë keqkuptime. /Shqip.com