Me fotografi nga Tirana, Grenell fton amerikanët ta vizitojnë Shqipërinë

Me fotografi nga Tirana, Grenell fton amerikanët ta vizitojnë Shqipërinë

Ish-emisari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, është duke qëndruar në shqipëri, njofton Insajderi.com.

Prej atje Grenell ka ftuar amerikanët që ta vizitojnë Tiranën, me një fotografi të postuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shkruan “Mirësevini në Shqipëri”.

“Amerikanët duhet ta vizitojnë Tiranën. Njerëzit janë të mrekullueshëm”, ka shkruar ai në postimin e tij.

Analisti politik Dushan Janjiq të hënën e 8 nëntorit, në një emision ka thënë se Serbia e paguan 100 mijë dollarë në muaj ish të dërguarin e SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, shkruan portali i Malit të Zi, “Antena M”.

Siç shkruan më tej në artikullin e publikuar nga ky portal malazez, Grenell ishte i dërguar special për bisedimet në kohën sa ishte në pushtet presidenti Donald Trump, por edhe pas largimit të tij, Grenell ka vazhduar të lobojë për interesat e Serbisë. /Insajderi.com