Ambasada e SHBA-së: Gabriel Escobar po punon në dialogun Kosovë-Serbi

Ambasada e SHBA-së: Gabriel Escobar po punon në dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi Special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është duke u angazhuar në dialogun Kosovë-Serbi, duke siguruar pranimin rajonal në Bashkimin Evropian, njofton Insajderi.com.

Kështu thuhet në një njoftim të Ambasadës së Amerikës në Kosovë, teksa i është uruar Escobarit kjo detyrë.

Sipas kësaj ambasade, njëherit zëvendësndihmës sekretari amerikan Gabriel Escobar, është duke ushtruar presion edhe ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar integritetin territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

“Urime Përfaqësuesi i ri Special në Ballkanin Perëndimor, Zëvendës Ndihmës Sekretari Gabriel Escobar! Ai tashmë është duke punuar në dialogun Serbi-Kosovë të lehtësuar nga BE, duke siguruar pranimin rajonal në BE dhe duke ushtruar presion ndaj krerëve të Bosnjës për të çuar përpara reformën dhe për të respektuar sovranitetin/integritetin territorial të BeH”, thuhet në njoftimin e Ambasadës. /Insajderi.com