Kreu i Partisë së Veprimit Demokratik, Bakir Izetbegoviq, ka thënë se e vetmja lidhje ndërmjet Kosovës dhe “Republikës Srspska” brenda Bosnjës është dhuna që Sllobodan Millosheviqi e ka ushtruar në Kosovë dhe Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kjo deklaratë e tij erdhi pasi anëtari i presidencës, Miroland Dodik, kishte thënë se “çështja e Bosnjës nuk mund të ndahet nga Kosova”.
Por, Izetbegoviq thotë se “serbët në Bosnjë nuk janë trajtuar njësoj si shqiptarët në Kosovë, shton se Serbia ndaj shqiptarëve është sjellë “si Stalini ndaj çeçenëve”.
Duke folur për Tanjug TV, Izetbegoviq përmendi edhe iniciativën “Ballkani i Hapur”.
Thotë se kundër nuk ishte – por pyeti se pse gjithçka për të cilën është vendosur në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ditë më parë në Bosnjë dhe Hercegovinë ka pasur zhvillime të tensionuara.
Është nevojitur edhe intervenimi i zyrtarëve amerikanë për të “ulur gjakrat”. /Insajderi.com