14 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

14 të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Edhe të mërkurën e 10 nëntorit, asnjë viktimë nuk është shënuar nga COVID-19, teksa numri i rasteve pozitive i regjistruar gjatë kësaj dite është 14, njofton Insajderi.com.

Bazuar në raportin e fundit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej një mijë e 696 mostra të marra për testim.

Ambulanca për COVID-19

Në të njëjtën periudhë kohore janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 157 mijë e 483.

Me këtë rast edhe numri i rasteve aktive me Coronavirus ka rënë në 444.

Në 24 orët e fundit janë dhënë dy mijë e 413 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.587.467 doza të vaksinës. Deri më sot 744.671 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Insajderi.com