Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, pritet të vizitojë Kosovën të hënën e 15 nëntorit, njofton Insajderi.com.
Plenkoviq gjatë kësaj vizite do të takohet me krerët e institucioneve.
Sipas agjendës, ceremonia e mirëseardhjes nga kryeministri Albin Kurti do të bëhet nga ora 10:00.
Të dy kryeministrat do të zhvillojnë konferencë të përbashkët shtypi nga ora 11:35 që do të zgjasë rreth 15 minuta.
Pos Kurtit, Plenkoviq do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Agjenda e plotë:
-10:00-10:10 Ceremonia e mirëseardhjes nga Albin Kurti, kryeministër i Kosovës
Prezantimi i delegacioneve përkatëse nga kryeministrat. (Mundësi për fotografi dhe pamje të dy kryeministrave para shkallëve/Hyrja VIP e Qeverisë)
-10:10-10:25 Takimi kokë më kokë Albin Kurti – Andrej Plenkoviq
-10:25-10:50 Takim ndërmjet dy kryeministrave dhe dy delegacioneve shtetërore
-10:50-11:35 Takimi i përbashkët me komunitetin e biznesit
-11:35-11:50 Konferencë e përbashkët për shtyp i dy kryeministrave
Organizata Ndërkombëtare për Migracion (IOM) organizon ceremoninë inaguruese të Qendrës së Pritjes për Migrantë. (Vranidoll, Prishtinë, 10:00 – 11:00)
Shënohet 10-vjetori i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë. (Kino Teatri “Jusuf Gërvalla” Pejë, ora 11:00- 12:00).
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. (Kabineti i Presidentes, ora 12:05)
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. (Vendi: Kabineti i kryetarit, ora 12:55- pamje në fillim të takimit) /Insajderi.com