Sokol Haliti viziton varrin e nënës së tij, i’a dedikon fitoren

Sokol Haliti viziton varrin e nënës së tij, i’a dedikon fitoren

Sokol Haliti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës është rizgjedhur Kryetar i Komunës së Vitisë.

Një ditë pas përfundimit të balotazhit të zgjedhje lokale të 17 tetorit, Haliti ka shkuar për homazhe tek varri i nënës së tij, së cilës ka theksuar se ia dedikon fitoren, shkruan Insajderi.com.

“Nëna është ajo që mund të zërë vendin e të gjithëve, por që vendin e saj nuk mund ta zërë askush. Falë teje e sakrificave tua jam këtu ku jam sot, e jam ky njeri që jam sot”, është shprehur Haliti, transmeton Klankosova. “Fitoren ta dedikoj ty e dashur nanë”, ka shkruar Haliti.

Nga rezultatet preliminare të publikuara nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve, Haliti i LDK-së ka marrë 51.48 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Arsim Ademi, ka marrë 48.52 për qind./Insajderi.com