Endrit Thaçi reagon pas përfundimit të zgjedhjeve lokale

Endrit Thaçi reagon pas përfundimit të zgjedhjeve lokale

Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të balotazhit të zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, ka shprehur falënderime ndaj votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës.

Përmes një postimi në Instagram, Thaçi thotë se PDK mbetet partia më e madhe në Kosovë, shkruan Insajderi.com.

“Urime nga zemra gjithë atyre që ndihmuan në fitoren e madhe. PDK mbetet partia më e madhe në Republikën e Kosovës, faleminderit shumë të gjithëve!”, ka shkruar ai.

Postimi i Endrit Thaçit në Instagram.

Në Kosovë, më 14 nëntor në 21 komuna u mbajt balotazhi i zgjedhjeve lokale.

Partia Demokratike e Kosovës, sipas rezultateve preliminare të Këshillit Qendror të Zgjedhjeve, ka fituar në nëntë komuna.

Mitrovica e Jugut, Skenderaj, Ferizaj, Hani i Elezit, Vushtrri, Kaçanik, Prizren, Drenas e Dragash- janë komunat në të cilat kjo parti do të qeverisë në katër vitet e ardhshme./Insajderi.com