Mehaj: Me ndihmën e amerikanëve, po vazhdojmë të punojmë në ngritjen e aftësive të FSK-së

Mehaj: Me ndihmën e amerikanëve, po vazhdojmë të punojmë në ngritjen e aftësive të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka publikuar pamje nga stërvitja e pjesëtarëve të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.

Mehaj, në një postim në Facebook, thotë se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitur pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për reagim të duhur e në kohë dhe për shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë, shkruan Insajderi.com.

“Instruktorët ushtarakë amerikan stërvitin pjesëtarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”.

Ministri Mehaj, amerikanët i quajti partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës.

Ai tha se me ndihmën e amerikanëve, po vazhdojnë të punojnë në ngritjen e aftësive profesionale të FSK-së./Insajderi.com