Richard Grenell po gënjen kur i referohet deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë shefi i Kabinetit të Presidencës, Blerim Vela.
Përmes një postimi në Twitter, Vela ka reaguar ndaj deklaratave të ish-emisarit të Shtëpisë së Bardhë për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.
Ky reagim i tij erdhi pasi që Grenell deklaroi se me rezultatin e zgjedhjeve lokale i është dhënë “leksion i mirë”, kryeministrit, Albin Kurti.
Sipas tij, Kurti mori këtë rezultat pasi që refuzoi projektet amerikane, teksa shtoi se Osmani ia ka bërë të qartë SHBA-ve se ajo nuk është dakord me Kurtin për këtë çështje.
“Populli i Kosovës i ka dërguar një mesazh të fortë Albin Kurtit, pasi është e papranueshme të refuzosh SHBA-në, energjinë e rinovueshme të pastër (projektin e gazit) dhe Marrëveshjet e Uashingtonit të nënshkruara në Zyrën Ovale. Vjosa Osmani ia ka bërë të qartë edhe SHBA-ve, se ajo nuk është dakord me Kurtin”, shkroi Grenell.
Ndryshe, të dielën është mbajtur raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku Lëviza Vetëvendosje ka fituar vetëm në katër komuna- në Gjilan, Podujevë, Shtime dhe Kamenicë./Insajderi.com