Mot me diell e vranësira kalimtare në Kosovë

Mot me diell e vranësira kalimtare në Kosovë

Kjo javë do të mbizotërohet nga moti me diell dhe vranësira kalimtare.

Kështu bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, në njoftimin e të cilit thuhet se në fushat barike nuk pritet të ketë luhatje të mëdha, derisa kjo situatë pritet të jetë relativisht e qetë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë celsius.

“Në fundjavë një front me vranësira të dendura parashihet të përfshijë territorin tonë duke mundësuar që nëpër disa territore të kufizuara të bien riga të dobëta shiu”, thuhet në njoftim.

“Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi 1-7m/s”, bën të ditur më tej IHMK-ja. /Insajderi.com