Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se partia pjesë e së cilës është ajo nuk do ta arrinte këtë rezultat zgjedhor pa lidershipin e Memli Krasniqit.
Përmes një postimi në Facebook ajo ka falënderuar të gjitha strukturat e partisë për punën e tyre.
‘Fitorja e PDK-së në nëntë komuna të Republikës së Kosovës që e nxjerr PDK-në fituese të këtyre zgjedhjeve, është fitore e tyre dhe për ta”.
“Kjo perspektivë dhe ky vullnet qytetar për qeverisje kompetente, transparente e transformuese, nuk do të arrihej pa angazhimin e madh të aktivistëve dhe strukturave të PDK-së”, ka thënë ndër tjerash ajo.
Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të fitojë në nëntë komuna.
Prej tyre në tri qendra të mëdha si; Prizreni, Ferizaj dhe Mitrovica.
Krahasuar me zgjedhjet lokale të vitit 2017, PDK ka katër komuna më shumë. /Insajderi.com