Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas emërimit të Rifat Latifit në pozitën e Ministrit të Shëndetësisë.
Ai e ka përshëndetur emërimin e tij në këtë pozitë, derisa i ka uruar suksese në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve, shkruan Insajderi.com.
“Përshëndes emërimin e kirurgut të njohur Dr. Rifat Latifi në detyrën e Ministrit të Shëndetësisë. I uroj sukses në fuqizimin e shëndetësisë në Kosovë dhe në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në konferencën e mbajtur më 16 nëntor, ka njoftuar se ka emëruar kirurgun Rifat Latifi në krye të Ministrisë së Shëndetësisë.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë tash e disa javë ka ushtruese detyre të ministres Dafina Gexha-Bunjaku, pasi ish-ministri, Arben Vitia u tërhoq për të kandiduar për kryetar të Prishtinës./Insajderi.com