Serbia kushtëzon takimin me Kosovën në Bruksel me Asociacionin

Serbia kushtëzon takimin me Kosovën në Bruksel me Asociacionin

Delegacioni serb ka përfunduar bisedimet me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në Bruksel.

Bisedimet që po mbahen në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) në Bruksel do të vazhdojnë pasdite, por priten informacione se në çfarë formati do të zhvillohen, gjegjësisht nëse përfaqësuesit e Beogradit dhe Prishtinës do të jenë në të njëjtën tryezë.

Takimi i delegacionit të Beogradit të kryesuar nga drejtori I të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, me Lajçakun ka zgjatur një orë më shumë se sa ishte planifikuar.

Sipas mediave serbe, në këtë takim është konfirmuar se hapat për formimin e Asociaonit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë ishin çështja e parë, si “çështja e të gjitha çështjeve”, transmeton Shqip.com.

Në të njëjtën kohë u diskutuan tema të tjera urgjente, energjia, drejtësia, çështja e personave të pagjetur, liria e lëvizjes.

“Ne kemi ardhur për të biseduar dhe jemi absolutisht të gatshëm të bisedojmë me Prishtinën. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Tani konstruktiviteti i tyre është në gjyq, dhe nëse bisedimet e drejtpërdrejta do të zhvillohen tani varet ekskluzivisht nga Prishtina”.

Ne erdhëm në Bruksel pas thirrjes së BE-së për të diskutuar për formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe (CSM), siç është paralajmëruar në deklaratën e BE-së të 30 shtatorit”, thuhet në deklaratën e delegacionit të Beogradit./Insajderi.com