Shqiptarët e Luginës nisin bisedimet me Qeverinë e Serbisë për të drejtat e tyre

Shqiptarët e Luginës nisin bisedimet me Qeverinë e Serbisë për të drejtat e tyre

Shqiptarët që jetojnë në Luginën e Preshevës për herë të parë kanë nisur bisedimet me Qeverinë e Serbisë për të drejtat e tyre.

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Ragmi Mustafi, thotë se në këtë takim prioritet e patën arsimin si një nevojë emergjente për nxënësit dhe studentët shqiptarë.

Mustafi bën të ditur se platforma ‘Masat urgjente për afirmimin e të drejtave shqiptare së Luginës së Preshevës’ është aprovuar nga Kuvendi i Këshilltarëve Shqiptarë në mars të vitit 2013, ndërkaq plani 7 pikësh është aprovuar nga Qeveria e Serbisë në qershor të vitit 2013.

Por, implementimi i tyre ishte ndërprerë për shkak të një reforme gjyqësore.

Lugina e Preshevës

“Takimi i mbajtur në Bujanoc është për rifillimin e implementimit të këtij plani 7 pikësh dhe përmbushjen e këtyre kërkesave, njohjen e diplomave të të gjitha institucioneve arsimore nga Kosova, Eliminimi i problemit të nostrifikimit të diplomave nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, zgjidhja e çështjes së dhënies së provimeve profesionale licencës, shqyrtimi i mundësisë/nevojës së hapjes së institucioneve të reja të arsimit të lartë në Preshevë dhe Bujanoc dhe në gjuhën shqipe; Bursa për studentët që studiojnë në Kosovë dhe Shqipëri”, thotë ai.

Mustafi në Klan Kosova deklaron se kanë marrë zotimet nga Ministria e Arsimit dhe obligimet për afatet të zgjidhjes së një mori çështjesh.

Ai gjithashtu thotë se kanë kërkuar afate që të marrin përgjegjësi dhe detyra qeveritarët serbë që para bashkësisë ndërkombëtare të mbahen përgjegjës më pas./Insajderi.com