Ushtroi dhunë në familje dhe kërcënoi policët me thikë kuzhine – arrestohet

Ushtroi dhunë në familje dhe kërcënoi policët me thikë kuzhine – arrestohet

Një person është arrestuar të mërkurën e 17 nëntorit në Prizren, pasi i njëjti derisa ishte nën arrest shtëpiak me urdhër të gjykatës, po ushtronte dhunë në familje.

Arrestimi i tij është bërë konkretisht rreth orës 17:10, në rrugën “Xhavit Bajraktari”, njofton Policia e Kosovës.

Në momentin e arrestimit, i dyshuari nuk iu ishte bindur urdhrit të zyrtarëve policorë, dhe me thikë kuzhine e kishte kërcënuar se do t’i lëndojë ata dhe vetën e tij.

Policia e Kosovës

“Duke pasur parasysh se i dyshimti është recidivist i veprave penale dhe mund të paraqes rrezik, në vendin e ngjarjes reaguan njësia profesionale të Njësisë së Reagimit të Shpejtë, të cilët e neutralizuan të dyshimtin, i njëjti u arrestua në vendin e ngjarjes dhe në cilësinë e provës materiale ju është sekuestruar një thikë kuzhine rreth 15cm”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari me inicialet H.L., 18-vjeçar është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas deklarimit, policia ka informuar Prokurorin e Shtetit, i cili ka lëshuar aktvendim për ndalim në afat prej 48 orë.

Rasti është nën hetime./Insajderi.com