Numërohen votat me kusht, rezultatet

Numërohen votat me kusht, rezultatet

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka thënë për Insajderi.com se ka përfunduar procesi i numërimit të votave me kusht.

Kështu, Arben Vitia ka marrë më shumë vota me kusht;  1 mijë e 163, ndërkaq fituesi i zgjedhjeve në Prishtinë, Përparim Rama mori 1 mijë e 72 vota.

VV mori më shumë vota me kusht edhe në Prizren sesa Partia Demokratike e Kosovës; 670 më 619.

Por, partia e Albin Kurtit ka marrë më pak vota me kusht në Gjakovë. Aty Adrian Gjini i mori 479, ndërkaq Mimzoa Kusari-Lila 403.

Në Gjilan, Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar më shumë vota se Alban Hyseni. Rezultati aty ishte 285 me 278.

Votat me kusht nuk i kanë ndryshuar rezultatet në komunat ku ishte i ngushtë; Junik dhe Dragash.

Po ashtu, ditë më parë janë numëruar edhe votat me postë.

Së shpejti pritet edhe certifikimi i rezultateve. /Insajderi.com