Arrestohet i mituri në Prishtinë – dyshohet se dhunoi një vajzë

Arrestohet i mituri në Prishtinë – dyshohet se dhunoi një vajzë

Një i mitur është arrestuar gjatë ditës së enjte në Prishtinë pasi dyshohet se ka dhunuar një vajzë, po ashtu e mitur.

Sipas njoftimit të policisë, rastin e ka raportuar nëna e të miturës.

I mituri është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij kanë nisur procedurat hetimore.

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se vajza e saj femër kosovare (e mitur) ishte dhunuar nga i dyshuari kosovar (i mitur)”.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit dërgohet në mbajtje, rasti në procedurë hetimore” thuhet në njoftim./Insajderi.com