Ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Ratifikohen dy marrëveshje ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës

Kuvendi i Kosovës ka miratuar dy marrëveshje ndërkombëtare.

Për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, kanë votuar 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Ndërsa, për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit, “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të”, kanë votuar gjithsej 83 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Partitë opozitare kanë shprehur mbështetje për ratifikimin e amendamentit të parë të marrëveshjes financiare “IPA 2018”.

Shefi i Grupit Parlamentar, Abelard Tahiri ka thënë se e mbështesin implemtimin e kësaj marrëveshje e cila është e rëndësishme për Kosovën, shkruan Shqip.com.

“Poashtu GP i PDK-së ashtu si edhe herëve të kaluara ka qenë gjithmonë dhe do të jetë në mbështetje të marrëveshjeve ndërkombëtare, edhe në këtë rast PDK-ja mbështet ratifikimin e amendamentin të parë për mbështetjen financiare të marrëveshjes për IPA 2018, në mes të Kosovës dhe BE-së.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së

Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, deklaroi se edhe kjo parti mbështet këtë marrëveshje.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

“Deklarojmë përkrahjen e kësaj marrëveshje por ia rikujtojmë ministrit të Financave, se sa ishte në opozitë këto marrëveshjet financiare me një zell të jashtëzakonshëm I kundërshtonte”, tha Gashi.

Edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë mbështetur ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri kritikoi pozitën për mungesën e deputetëve në sallën e Kuvendit të Kosovës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

“AAK-ja e mbështet këtë marrëveshje. Poashtu e kemi mbështetur edhe në Komisionin Parlamentar”, ka thënë ai./Insajderi.com