“Çdo gjë që mund të dëmtojë Serbinë, aty mund ta gjeni Viola Von Cramon”, ka thënë kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, transmeton Insajderi.com.
Kështu tha Bërnabiq ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, duke shtuar se kjo e fundit deklarohet për të gjitha temat “që kanë të bëjnë me Serbinë, pa marë parasysh sa të brendshme janë”.
Tutje, ajo deklaroi se Von Cramon po i trajton të gjitha temat në Serbi, “duke respektuar luftën kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës si dhe duke lobuar për njohje të reja të Kosovës”.
Sipas Bërnabiq, Von Cramon ndërhyri në punët e brendshme të Serbisë si dhe mori pjesë në “të preferuarat e saj, në garën zgjedhore”, raporton Kosovo Online./Insajderi.com