Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka drejtuar Kritika ndaj ministrave të Qeverisë, për mungesën në Parlament.
Konjufca, mungesën e ministrave e ka quajtur “jo-serioze”, shkruan Insajderi.com.
“Për besë jo-serioze. Pajtohem me Abelardin kësaj radhe. Duhet të jenë ministrat për besë mi prezentu projektligjet se nuk mujmë me punu si Kuvend i Republikës së Kosovës kështu”, ka thënë Konjufca.
Ai qeverinë e ka kritikuar edhe kur ka vendosur që seanca të shkojë në pauzë 20-minutëshe.
“Shkojmë në një pauzë 20 minuta derisa qeveria të bëhet pak më serioze”, ka thënë Konjufca./Insajderi.com