Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të pandehurit E.F., pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale “dhunim”, përcjell Insajderi.com.
Sipas njoftimit të Gjykatës, dyshohet se më 15 nëntor rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, ku fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale dhe më pas në orët e vona kanë shkuar në një motel.
“Ekziston dyshimi i bazuar se me datë 15.11.2021, rreth orës 23:00, i pandehuri në një motel ka keqpërdorur seksualisht të miturën, fillimisht janë njoftuar në rrjetet sociale, pastaj në orët e vona kanë shkuar tek motel.
Me këto veprime, i pandehuri E. F. ka kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Gjykatës./Insajderi.com