yetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga Qeveria që të miratojë Ligjin për Pagat, pasi sipas tij po rrezikohen direkt qytetarët duke mos u jetësuar ligji në fjalë.
Komentet e Haradianjt erdhën në tryezën me temë “Pagat në Sektorin publik” e organizuar nga AAK, të hënën.
“Nëse ne nuk e përcjellim trendin e rritjes lineare që është një mandat 4 vjeçar mbi 20% fuqizojmë këtë ligj tani ne jemi ka e rrezikojmë krejt sektorit publik në Kosovë. Institucionet nuk po e rrezikojnë vetëm administratën, ose vetëm arsimin e shëndetësinë, por po e rrezikojnë direkt qytetarin, për shkak se ai është përfitues i këtyre shërbimeve”, u shpreh Haradinaj.
Haradinaj parashikon rritje të varfërisë për punëtorët e sektorit publik shkak i rritjes së çmimeve njëkohësisht.
Madje, thotë se mos-miratimi i Ligjit për Paga është duke e ulur edhe cilësinë në shërbime, veçanërisht në arsim dhe shëndetësi.
“Problemi ka me qenë që me kalimin e kohës jo vetëm që do të varfërohen këta që janë në sektor publik, sepse janë rritur çmimet e po ndodh rritja e kostos së jetës, por problemi do të jetë shumë më i madh, pra përpos demotivimit, kjo do të jep kualitet më të dobët në shërbim, pra cilido shërbim do të bie në cilësi”.
“Por, jo vetëm kaq, do ta humbim kuadrin, cilido kuadër i nivelit të mirë do ta ketë problem ta vazhdoi besnikërinë e vet ose përcaktimin e tij me qenë shërbyes publik për shkak të ofertës në treg ose për shkak të ofertës që i japin edhe palët e tjera, si rasti i vendeve të BE-së e i ekonomive të tjera”, theksoi Haradinaj.
“Nëse protestat nuk kryejnë punë – atëherë grevë”