Të mërkurën do të mbajë kryesisht mot i vranës, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përcjell Insajderi.com.
Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin mes 2 deri 3 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin mes 8 deri 12 gradë Celsius.
Kurse, të enjten pritet të mbajë mot kryesisht i njëjtë, me intervale të shkurta me diell.
“Moti për dy ditë 24-25.11.2021: Do të mbajë mot kryesisht i vranët. Të enjten parashihen intervale të shkurta me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes”, thuhet në njoftimin e IHK-së./Insajderi.com