Prokuroria bullgare: 44 persona kanë vdekur në aksident, jo 45 siç është raportuar

Prokuroria bullgare: 44 persona kanë vdekur në aksident, jo 45 siç është raportuar

44 është numri i personave që kanë humbur jetën në aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e së martës në Bullgari.

Aksidenti ndodhur kur autobusi i kompanisë “Besa Transit” u përplas me rrethojat e rrugëve e më pas u përfshi nga zjarri.

Zëvendëskryeprokurori i Bullgarisë, Borislav Sarafov, ka thënë se deri më tash është raportuar për 45 të vdekur e 7 të shpëtuar, gjë që nuk qëndron.

“Janë gjetur 44 trupa të djegur. Të mbijetuar janë 8, kurse 7 prej tyre janë shtruar në spital për trajtim”, tha ai të enjten në konferencë për media, përcjell Alsat.

Autobusi, i regjistruar në Maqedoninë e Veriut, është përfshirë nga flakët në një autostradë, në jugperëndim të Sofjes, mëngjesin e 23 nëntorit.

Hetimet për shkakun e zjarrit kanë nisur. Në mesin e viktimave janë gjithsej 12 fëmijë, përfshirë dy vëllezër binjakë nga 4 vjeç.

Shumica e udhëtarëve ishin shqiptarë që ktheheshin nga një udhëtim në Stamboll të Turqisë.

Maqedonia e Veriut ka shpallur tri ditë zie për viktimat. Ditë zie kanë shpallur edhe Kosova dhe Bullgaria./Insajderi.com