Ngritet aktakuzë ndaj 22-vjeçarit kosovar që shkaktoi aksident të rëndë në Zvicër

Ngritet aktakuzë ndaj 22-vjeçarit kosovar që shkaktoi aksident të rëndë në Zvicër

Prokuroria zvicerane ka ngritur aktakuzë ndaj 22-vjeçarit Ardian C. pasi dyshohet se ka shkaktuar aksidentin e rëndë që ndodhi dy vjet më parë në Zvicër.

Siç shkruan mediumi Blick, i dyshuari kishte shkaktuar aksidentin duke goditur një grua me vajzën katërvjeçare, transmeton Insajderi.com.

Përveç se dyshohet se është shkaktar i aksidentit, 22-vjeçari dyshohet edhe për shkelje të rregullave të komunikacionit dhe mosdhënie të ndihmës së parë.

Prokurorja Limmattal-Albis ka kërkuar dënim me katër vjet burg dhe shtatë vjet dëbim nga vendi.

Makina ishte e huazuar

Menjëherë pas aksidentit, Ardian C. i tha Blick se nuk kishte vozitur shumë shpejt. Thjesht “nuk ishte e qartë” për të që ishte aktivizuar vetëm lëvizja e rrotave të pasme.

BMW-ja që ishte përfshirë në aksident nuk ishte e të dyshuarit, pasi e kishte marrë makinën hua.

Pronari është një burrë 45-vjeçar nga Aargau, i cili jep me qira makina sportive./Insajderi.com