Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhet të martën nga ora 11:00, njofton Insajderi.com.

Siç bëhet e ditur, në rend të ditës së këtij takimi janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e 22 dhe 28 korrikut 2021 për votimin e rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të ndërmarrjes Hortikultura për vitin 2020.

Një tjetër nga pikat e rendit të ditës është votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

Madje, pritet të votohet Raporti vjetor i Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020, ai i Zyrës së Reegullatorit për Energji për të njëjtin vit, ai Financiar i Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020 dhe raporte të tjera.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbali të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare e mbajtur më 22 dhe 28 korrik 2021:13. Votimi i Rekomandimeve të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me Raportin e Auditimit të pasqyrave vjetore financiare të N.P Hortikultura për vitin 2020.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 16, 19, 21, 28 korrik dhe 6 gusht
2021:

4. Votimi i Projektligjit nr.08/L-006 për ratifikimin e amendamentimit të Marrëveshjes ndërkombëtare me Bankën Evropiane për Investime (BEI), për financimin e Projektit për rehabilitimin e linjës hekurudhore 10,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-008 për ratifikimin e Marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Agjencisë Austriake për Zhvillim për zbatimin e Projektit “Hulumtimi dhe shkencat e aplikuara në arsimin e lartë + (HERAS+) (ada numri referues 8116-00-2020)”,
11. Votimi i kërkesës së Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis, Planifikim Hapësinor dhe Infrastrukturë për ndryshimin e emërtimit të këtij komisioni.

  1. Pika e papërfunduar nga seanca plenare, e mbajtur më 19 tetor 2021:28. Votimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2020.
  2. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 18, 19, 22 dhe 23 nëntor 2021:
  3. Votimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2020,
    22. Votimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2020,
    27. Votimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës për vitin 2020,
    29. Votimi i Raportit vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2020,
    30. Votimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2020,
    32. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “KOSMONTE FOODS” Sh.P.K,
    33. Votimi për emërimin e kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit të Organin Shqyrtues të Prokurimit,
    36. Votimi për përzgjedhjen e një (1) kandidati për anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
    37. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.
  1. Përgatitjet për seancën e radhës:
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
    2. Pyetjet parlamentare,
    3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-069 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës Përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Qeverisë së Zvicrrës përfaqësuar nga Departamenti Federal i Punëve të Jashtme përmes Agjencisë Zviceranë për Zhvillim dhe Bashkëpunim mbi programin Menaxhimi i Integruar i Burimeve Ujore në Kosovë,
    4. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
    5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,
    6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-070 për Pijet e forta alkoolike,
    7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-071 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit
    nr.04/L-060 për mbeturina,
    8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural,
    9. Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale për miratimin e taksave vjetore
    për vitin 2022,
    10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2020.

VII. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave. /Insajderi.com