Më 9 dhjetor, Alban Hyseni betohet si kryetar i ri i Gjilanit

Më 9 dhjetor, Alban Hyseni betohet si kryetar i ri i Gjilanit

Më 9 dhjetor nga ora 10:00, Alban Hyseni do të betohet si kryetar i ri i Komunës së Gjilanit, përcjell Insajderi.com.

Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar se në mbledhjen e parë do të bëhet edhe betimi i asamblistëve të zgjedhur për Kuvend Komunal.

“Me datë 9.12.2021 do të mbahet mbledhja e parë inauguruese e Kuvendit të Komunës së Gjilanit, ku do të bëhet betimi nga të zgjedhurit për Kuvend Komunal dhe Kryetarit të Komunës”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 15 nëntor, Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje ka dalë fitues me 51.03 për qind të votave, kurse Lutfi Haziri i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë  48.97 për qind./Insajderi.com