“Vjedhja e thesarit nuk është pika e dobët e Hykmete Bajramit”.
Këtë për vetën e ka thënë ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.
Gjatë kohës sa ajo drejtonte këtë dikaster, në Ministrinë e Financave u vodhën 2.1 milion euro.
“Ka qenë fatkeqësi, nuk ka qenë përgjegjësi e imja. Unë nuk mbaj përgjegjësi për atë që ka ndodhur, i kam marrë të gjitha masat”.
Ajo po ashtu deklaroi se ka aktakuzë të ngritur për këtë rast dhe njerëzit janë në burg.
Bajrami të hënën është përfshirë në një debat virtual me analistin, Imer Mushkolaj.
Ky i fundit i kishte reaguar Bajramit “të mos mbante ligjërata”, pasi sipas tij “gjatë kohës sa ajo ishte ministre ka ndodhur skandali”.
Por, Bajrami thotë se përgjegjësi për këtë rast nuk ka. /Insajderi.com