Policia e Kosovës ka nisur hetimet për dy vdekje të dyshimta që kanë ndodhur gjatë ditës së mërkurë, njëra në Pejë e tjetra në Istog.
Siç bëhet e ditur në njoftim, rreth orës 06:51 është raportuar se ka ndërruar jetë një person i cili po trajtohej në Spitalin e Pejës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Ndërsa, rreth orës 19:35, një person ka raportuar në polici se pasi ishte kthyer në shtëpi, e kishte gjetur të vdekur bashkëshorten e tij.
“Njësitë relevante policore dhe ndihma e shpejtë kanë dal në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes nga mjeku është konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti vazhdon të hetohet./Insajderi.com