Vdes komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt

Vdes komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë, Klaus Reinhardt

Komandanti i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Klaus Reinhardt, ka ndërruar jetë të enjten, përcjell Shqip.com.

Përmes një postimi në Facebook, Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, tha se Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Kosovës në jetë normale, civile dhe rindërtimin e vendit pas luftës.

“Si komandant i parë i trupave të KFOR-it në Kosovë, Gjenerali Reinhardt ka dhënë një kontribut vendimtar në kthimin gradual të Republikës së Kosovës në një jetë normale, civile dhe në rindërtimin e vendit pas një lufte të tmerrshme dhe përballjes me gjenocid.

Krahas mbrojtjes së popullsisë, vendosjes dhe ruajtjes së paqes në Kosovë, roli i Gjeneralit Reinhardt ishte vendimtar edhe në dhënien e impulseve të shumta dhe të rëndësishme për rindërtimin e shtëpive private dhe institucioneve publike si dhe në ringritjen e institucioneve civile”, shkroi ndër tjerash ajo.

Sipas saj, me shërbimin e tij, ai ka dhënë një kontribut të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe vendin e tij, Gjermaninë.

“Me shërbimin dhe udhëheqjen e tij, ai ka dhënë një kontribut shumë të çmuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për vendin e tij, Gjermaninë dhe me të drejtë ka zënë një vend të paëvendësueshëm në kujtesën kolektive të qytetarëve të Kosovës.

I jemi mirënjohës përjetë Gjeneralit Klaus Reinhard, i cili Kosovën e pati gjithnjë në zemër dhe do të mbetet gjithnjë në zemrat tona”, shkroi tutje ajo./Insajderi.com