Sot mbërrijnë në Maqedoni të Veriut, trupat e viktimave të tragjedisë në Bullgari

Sot mbërrijnë në Maqedoni të Veriut, trupat e viktimave të tragjedisë në Bullgari

Trupat e 45 qytetarëve që humbën jetën në një aksident me autobus në afërsi të Sumës, në Bullgari, pritet që sot të mbërrijnë në Shkup.

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kortezhi do të lëvizë në një rrugë të paracaktuar drejt dhe përmes kryeqytetit, përcjell Insajderi.com.

“Në periudhën nga ora 10:00 deri në 13:00, qytetarët do të mund të bëjnë nderimet e fundit duke vendosur lule në Sheshin “Skënderbeu”, si dhe të ndjekin kortezhin mortor që do të kalojë përgjatë bulevardit, pranë sheshit, nga ora 11:00 dhe 12:00”, thuhet në njoftimn e lëshuar nga ministri.

Autobusi i aksidentuar.

Në shesh do të vendoset një video-bim nga ku qytetarët do të mund ta shikojnë të gjithë procesin e mbërritjes dhe lëvizjes së kortezhit mortor.

Një autobus me udhëtarë ishte aksidentuar më 23 nëntor rreth 40 kilometra në jug të kryeqytetit Sofje.

Autobusi i cili ishte përfshirë nga flakët, kishte pasagjer kryesisht me origjinë shqiptare, 45 pasagjer mbetën të vdekur prej tyre, 12 ishin fëmijë./Insajderi.com