Vdes ish-senatori Bob Dole

Vdes ish-senatori Bob Dole

Ka ndërruar jetë ish-senatori Bob Dole.

Sipas njoftimit nga Fondacioni Elizabeth Dole, ish-senatori ka vdekur në moshën 98 vjeçare.

Dole vdiq në gjumë, sipas një njoftimi nga Fondacioni Elizabeth Dole, shkruan USA Today, transmeton Insajderi.com.

Dole,  ishte i diagnostifikuar me kancer në mushkëri në fazën e katërt.

Megjithatë, si politikan, Dole ishte një forcë kryesore në Partinë Republikane për tre dekada.

Dole mban rekordin si udhëheqësi republikan më jetëgjatë në Senat, post të ilin e mbajti për gati 11 vjet.

Në vitin 1990, Dole kishte udhëhequr një delegacion të SHBA-së në Kosovë.

Busti i ish-senatorit Bob Dole në Prishtinë

Në gusht të vitit 2020, ishte përuruar busti i Dole në Prishtinë në shenjë falënderimi për kontributin e tij ndaj Kosovës.

Përmes një video-mesazhi, Dole kishte shprehur mirënjohjen për inaugurimin e bustit.

“Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, ka thënë Dole./Insajderi.com