Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifaj, e ka pranuar që “në botë kanë fillua operacionet me robotë, ndërkaq ende ka pacientë që janë në lista të pritjes”.
Këtë, Latifaj e tha në Fakultetin e Mjekësisë gjatë një diskutimi me studentët.
“Që nga dita kur e kam pranuar detyrën e ministrit, kam vepruar tri çështje të rëndësishme. E para, ne duhet ta ruajmë mendjen dhe trurin shkencor”.
Ai ka folur edhe për ikjen e mjekëve nga Kosova për shkak të kushteve.
“E dyta, është që atë që e kemi këtu ta ruajmë, për mua është paradoks që kemi investuar në krijimin e njerëzve tanë që na edukojnë, e kur i bën 65 vjeç i themi faleminderit, pra është një formë që po e largojmë trurin tonë dhe është fatkeqësi që në shumë dhe ne klinikën e Kirurgjisë nuk ka nivel të doktorit dhe e treta duhet t’i përgatisim studentët më mirë në mënyrë që në të ardhmen të kemi mjekë të mirë”, tha Latifaj.
Detyrën Latifaj e mori javë më parë – ai erdhi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për këtë. /Insajderi.com