Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka dalë për ta inspektuar gjendjen pas rrëshqitjes së dheut në rrugën Prizren-Reçan.
Totaj tha se nga rrëshqitja e dheut, për fat të mirë nuk ka të lënduar, përcjell Insajderi.com.
“Nga personat kompetent për ngjarje të tilla, policia dhe ministria, kompetencë e të cilës është përkujdesja për rrugët regjionale, u informova se për fat të mirë nuk kishte të lënduar nga ky aksident”, ka shkruar Totaj në Facebook.
Ai tha se si komunë, i kanë ofruar ndihmë Ministrisë së Infrastrukturtës në rast “se kontraktorët e Ministrisë nuk mund të arrijnë me kohë të reagojnë dhe paraqitet nevoja për reagim të shpejtë”.
Ndërkaq, për shkaqe sigurie, kjo rrugë është mbyllur përkohësisht./Insajderi.com