Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka hedhur poshtë raportimet e disa mediave rreth kinse Komisioni i Venecias është “shokuar” me iniciativën për ndryshime ligjore në sistemin prokurorial dhe ka “rrëzuar” këtë iniciativë të filluar nga kjo ministri.
Haxhiu përmes një shkrimi ka thënë se Komisioni i Venecias i ka pranuar ndryshimet në sistemin prokurorial të Kosovës.
“Komisioni i Venecias u thotë PO këtyre ndryshimeve”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
“Ministria e Drejtësisë ka pranuar draftin e parë e po ashtu pas komenteve tona mbi draftin e parë, amendamente të reja pas komenteve tona”, ka shkruar ministrja.
Ndër tjera, ministrja ka njoftuar se Opinioni i Komisionit të Venecias, ka dhënë dritën e gjelbër për uljen e numrit të anëtarëve të Këshillit Prokurorial të Kosovës “nga 13 në 7”./Insajderi.com