“Bashkë me ministrat e linjës, KEDS-in, KEK-un dhe ZRRE-në, po punojmë të zbusim krizën energjetike që na ka kapluar”.
Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në seancën plenare në Kuvend teksa ka folur për krizën energjetike që ka kapluar vendin, përcjell Insajderi.com.
Kurti deklaroi se Kosova është vendi i fundit nga shtetet e rajonit që është goditur nga kriza energjetike.
“Të zëmë sot në orën 8 të mëngjesit kemi prodhuar 720 megavat, e konsumi ka qenë në mëngjes mbi 1000 megavat. Konsumi është shumë më i madh për shkak të stinës së dimrit, por edhe mënyra e jetës sonë, e organizuar përmes ngrohjes nga termoelektranat. Pra qe besa edhepse energjia elektrike është e lirë dhe konsumi është i kollajshëm”, ka thënë Kurti në Kuvendin e Kosovës./Insajderi.com