Gjendja me Coronavirus, 323 raste aktive në Kosovë

Gjendja me Coronavirus, 323 raste aktive në Kosovë

Të dhënat e fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, bëjnë të ditur se në total numri i rasteve aktive me Coronavirus është 323.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.898. Nga fillimi i pandemisë kanë vdekur dy mijë e 987 persona, përcjell Insajderi.com.

Vaksinimi anti-COVID’19

Në 24 orët e fundit janë dhënë 344 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.644.733 doza të vaksinës.

Deri më sot 772.537 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com