Një person ka vdekur si pasojë e infektimit me Coronavirus në 24 orët e fundit në Kosovë, ndërsa janë regjistruar tetë raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë kësaj periudhe janë kryer 1 mijë e 742 testime.
Janë shëruar 16 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157 mijë e 914.
Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 314.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 mijë e 892 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Që marsi – kur në Kosovë ka nisur procesi i vaksinimit – janë dhënë 1 milion e 647 mijë e 674 doza të vaksinës.
Prej tyre, 773 mijë e 633 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë./Insajderi.com