Ndërmarrja Publike “Termokos” njoftoi të mërkurën se ka ndërprerë furnizimin me ngrohje për të gjithë konsumatorët.
Sipas njoftimit për media, ky vendim është marrë “për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u”.
“NP ‘Termokos’ Sh.A., njofton opinionin e gjerë, përkatësisht gjithë konsumatorët se për shkak të pamundësisë për t’u furnizuar me avull nga KEK-u, jemi detyruar që të ndërpresim furnizimin me ngrohje për gjithë konsumatorët”, thuhet në komunikatën për media.
Aktualisht, me ngrohje bëhet e ditur se janë duke u furnizuar vetëm klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përmes ngrohtores që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore.
“Kërkojmë mirëkuptimin e konsumatorëve tanë deri në përmirësimin e situatës dhe rikthimit të furnizimit me ngrohje”./Insajderi.com