28 pacientë në trajtim nga COVID-19

28 pacientë në trajtim nga COVID-19

28 pacientë janë duke marrë trajtim nga COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitale të përgjithshme, përcjell Insajderi.com.

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 10 pacientë janë me okisgjeno-terapi, kurse në mjekim intensiv nuk ka pacientë të shtrirë.

“Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4  pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16  pacientë  post-covid, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar.

Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 1  pacient, Spitali i Ferizajt, 1  pacient”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së./Insajderi.com