Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk ka qëndrim për marrëveshjen e Kosovës me Danimarkën rreth dhënies së burgut me qira për 300 njerëz të privuar nga liria në Danimarkë.
Këtë për KosovaPress, e ka treguar Valentina Bunjaku, të hënën.
Pikërisht, për këtë marrëveshje ministri i drejtësisë së Danimarkës, Nick Haekkerup po qëndron në Kosovë.
Pa miratimin e opozitës marrëveshja mbetet e aprovuar.
Por, deputetja e LDK-së thotë se do ta analizojnë këtë çështje.
“Kosova ka nevojë për të përfituar por Kosova ka nevojë ta ruaj sigurinë në vendin tonë dhe kur vije në pyetje sigurta pak me rëndësi është se sa fiton Kosova”.
“Patjetër që mundet me ndikuar por çfarëdo që është por varet se si do arrihet ajo marrëveshje si do sillet në Kuvend, unë ende nuk e kam parë dhe nuk mund të them detajisht se çka, si dhe tek. Por ne si Kosovë normalisht kemi nevojë për ndihmën e shteteve tjera por jo duke cenuar rendin dhe ligjin dhe sigurinë realisht”, ka thënë Bunjaku. /INSAJDERI.COM