Seancat gjyqësore ndaj ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nuk do të zhvillohen në 15 ditët e ardhshme.

Kjo pasi, Dhomat e Specializuara me seli në Hagë, nga sot kanë filluar pushimin dimëror i cili do të zgjasë deri më 4 janar të vitit 2022.

Dy ish-krerët e OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj e Hysni Gucati

Seanca e parë e paraparë të mbahet më 11 janar të vitit të ardhshëm pasdo të jetë ndaj Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.

Ndërkaq, ndaj Salih Mustafës pritet të vazhdojë gjykimi më 18 janar./Insajderi.com