Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin e radhës në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”, i cili po zhvillohet në Tiranë, ka përsëritur thirrjen që edhe shtetet tjera duhet të jenë pjesë e iniciativës.
Në hyrje të fjalimit të tij, në krah të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, Rama i ka bërë ftesë Kosovës, Mali të Zi e Bosnjë Hercegovinës që të jenë pjesë e Ballkanit të Hapur.
Ai ka ritheksuar se “iniciativa, është në fakt organi që mundëson zhvillimin e Procesit të Berlinit”.
Sot, e martë, pritet të nënshkruhen pesë marrëveshje për qasje të lirë në tregun e punës, për identifikim elektronik të qytetarëve në pikat kufitare, për bashkëpunim në fushën e sigurisë ushqimore, për njohjen e ndërsjellë edhe për operatorët ekonomikë.
Kosova, Mali i Zi e Bosnja po vazhdojnë të refuzojnë këtë nismë. Edhe në Shqipëri ka pasur protesta të hënën kundër kësaj iniciative./Insajderi.com