Mefail Bajqinovci, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se KEDS po diskriminon disa lagje karshi lagjeve tjera.
Kjo pasi sipas ti, në disa pjesë të kryeqytetit rrymë s’ka deri në gjashtë orë.
E në disa të tjera nuk ndalet fare, përkundër se gjithë vendi po përballet me reduktime të shpeshta – sigurisht, shkak i krizës energjetike.
“KEDS nuk guxon t’i privilegjojë lagjet e caktuara me energji elektrike, ndërsa lagjet në periferi t’i diskriminojë duke i lënë në terr me orë të tëra”, ka shkruar Bajqinovci.
KEDS ka njoftuar se në Kosovë do të fillojnë reduktimet, nga dy orë për ditë – përveç rasteve emergjente.
Kjo pasi rrymë s’ka. Duhet të importohet nga jashtë.
Ekzekutivi ka ndarë 20 milionë euro për mbulimin e këtij importi. /Insajderi.com