Arrestohet një tjetër person për “mashtrim në subvencione”

Arrestohet një tjetër person për “mashtrim në subvencione”

Për “mashtrime në subvencione”, Policia e ka arrestuar edhe një tjetër person.

Kështu thuhet në raportin njëzetekatër orësh të Policisë së Kosovës.

“Lidhur me rastin, është identifikuar dhe arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

Në fillim të muajit dhjetor, në një aksion të gjerë Policia arrestoi një numër zyrtarësh të Ministrisë së Bujqësisë si të dyshuar për “mashtrim në subvencione”.

Por, ai aksion nuk ishte i pari – më parë ka pasur edhe te tjera veprime operative të Policisë pikërisht në lidhje me subvencionet e manipuluara. /Insajderi.com