aksionin që u zhvillua mëngjesin e së shtunës nga Policia dhe " />

Dyshohet se pati rrjedhje informatash për aksionin në veri, Sveçla: Po bëhen hetime intensive

Dyshohet se pati rrjedhje informatash për aksionin në veri, Sveçla: Po bëhen hetime intensive

Për aksionin që u zhvillua mëngjesin e së shtunës nga Policia dhe Dogana e Kosovës kundër kontrabandimit me mallra në veri të vendit, dyshohet se pasur rrjedhje të informatës zyrtare.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se në këtë përfundim kanë ardhur pasi në një nga lokacionet është vërejtur infrastruktura, por mungonin pajisjet për atë veprimtari të jashtëligjshme.

Ndaj, siç ka njoftuar Sveçla, PK-ja është duke zhvilluar hetime intensive për këtë rast.

“Ftoj të gjithë qytetarët tanë që të bashkëpunojnë me Policinë e Kosovës duke lajmëruar çfarëdo veprimtarie joligjore, të kujtdo qoftë, duke kontribuar kështu drejtpërdrejtë në sundimin e ligjit për të gjithë dhe kudo në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

Mes tjerash, ka thënë se gjatë aksionit janë kontrolluar tri lokacione/hapësira të dyshimta për aktivitete të jashtëligjshme të minimit të kriptovalutave.

“Aksioni ka përfunduar pa incidente”./Insajderi.com